Era e mirë e Robert Pattisonit

Anglezi tipik, i cili u nda këtë vit me bashkëprotagonisten e serisë Twilight Kristen Stewart, është shfaqur pasionant në një reklamë parfumesh me modelen Camille Rowe. Ai është i veshur plotësisht, i shtrirë në një vaskë, para se ta puthë bashkë-yllin e tij të mrekullueshëm, pastaj shëtisin së bashku në plazh, e tutje e hedh…

ShowBiz

03/09/2013 09:07

Anglezi tipik, i cili u nda këtë vit me bashkëprotagonisten e serisë Twilight Kristen Stewart, është shfaqur pasionant në një reklamë parfumesh me modelen Camille Rowe.

Ai është i veshur plotësisht, i shtrirë në një vaskë, para se ta puthë bashkë-yllin e tij të mrekullueshëm, pastaj shëtisin së bashku në plazh, e tutje e hedh atë në shtrat me pajmje artistike të xhiruara në bardh e zi.

Zemërthyesi 27 vjeçar së fundmi ka pranuar se pasi kishte dëgjuar theksin e Camill’as u ishte vënë pas femrave franceze.

“Kur të gjithë po e shikonin skenën e puthjes, unë u vura shumë në siklet”, tha ai.

“Dhe paptritur Camilla tha ‘Oh la la! E shikova rreptë atë dhe i thashë ‘A je duke bërë shaka me mua’?

“Mendova se kur një britanik do thoshte ‘Oh la la’ do i binte sikur po tallej me një francez. Nuk mendova se një grua franceze kur e thoshte atë e mendonte me të vërtetë. Kur e kuptova këtë gjë doja që të kisha një të dashur franceze.”

Aktori  ishte shumë i emocionuar gjatë kohës që Romain Gavras po drejtonte reklamën e Dior. Tha se kishte zgjedhur këtë projekt sepse dëshironte të bënte një gjë ndryshe nga ç’bënte zakonisht.