Era befason dy vajza kosovare në një market në Francë, shikojeni reagimin e tyre (Video)

Era Istrefi e ka pushtuar çdo vend në Evropë me arritjet e saj.

ShowBiz

26/10/2016 20:04

Njerëz të gjeneratave të ndryshme u ndien krenar me arritjet e saj kudo duke qenë prezente në radiot dhe televizionet më me zë në botë.

Por kësaj radhe ishin dy vajza të vogla kosovare që jetojnë në Francë ato që u ndien krenare nga Era Istrefi.

 Ajra dhe Lira mbetën te befasuara kur në një nga marketet e Nancyt në Francë u lëshua hiti i Erës, “Bon Bon”.

 “Kush e ka lsu, kush e ka lsu” ishin pyetjet e dy vajzave kosovare të habitura që në Francë degjohej kënga e Erës./Indeksonline/