“Equalizer 2” vazhdon të jetë filmi më i shikuar

Filmi “Equalizer 2”, në të cilin rolin kryesor e luan Denzel Washington, ka kryesuar në ‘box office’, si filmi më i shikuar.

ShowBiz

24/07/2018 17:52

Pas lansimit të filmit “Mama Mia 2” të premten nëpër kinema, shumëkush besonte se do të ishte filmi më i suksesshëm i fundjavës.

Megjithatë, “Equalizer 2” ka rezultuar shumë i suksesshëm duke përfituar 35.8 milionë dollarë në fundjavën që lamë pas dhe duke u pozicionuar në vend të parë, transmeton telegrafi.

Nga ana tjetër, “Mama Mia 2” ka arkëtuar 34.4 milionë dollarë dhe ka zënë vendin e dytë.

Vendi i tretë i ka takuar filmit të animuar “Hotel Transylvania 3”, me përfitime prej 23.2 milionë dollarësh.

YouTube player

Filmat më të shikuar në fundjavën që lamë pas në SHBA dhe Kanada:

1. The Equalizer 2 – 35.8 milionë dollarë
2. Mamma Mia! Here We Go Again – 34.4 milionë dollarë
3. Hotel Transylvania 3 – 23.2 milionë dollarë
4. Ant-Man and the Wasp – 16.1 milionë dollarë
5. Incredibles 2 – 11.5 milionë dollarë
6. Jurassic World: Fallen Kingdom – 11 milionë dollarë
7. Skyscraper – 10.96 milionë dollarë
8. The First Purge – 5 milionë dollarë
9. Unfriended: Dark Web – 3.5 milionë dollarë
10. Sorry to Bother You – 2.8 milionë dollarë