Eqrem Kryeziu tallet me pretendimet e Lutfi Hazirit

Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i LDK-së, Eqrem Kryeziu është tallur me procesin zgjedhor në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke bërë edhe disa kritika në adresë të këtij subjekti. Ai ka thumbuar Lutfi Hazirin, i cili ka pretendime për të marrë kreun e LDK-së.

Lajme

06/05/2015 20:10

“Çfarë njoh unë për procesin zgjedhor, mbi bazën e përvojës personale, nuk mund të flas për ta ruajtur nga trandja opinion publik”, tha Kryeziu për Politiko.net.

Kryeziu, ndërkaq ka qenë shumë i drejtpërdrejtë kur ka folur për kandidaturën e Lutfi Hazirit për kreun e LDK-së.

Kryeziu ka komentuar këtë mundësi, por duke rikujtuar premtimin elektoral të Hazirit për shamitë në shkolla, i cili ende nuk është realizuar.

“Madje, do të isha i gatshëm të loboj për këtë personalitet, sikur të ma lejonte një kioskë në Gjilan, ku do të shitja shamiçka për vajzuket e shkollimit fillor atje. Pleqërinë do ta kisha më komode”.

Bisedën e plotë të Kryeziut mund të lexoni në Politiko.net.