Eqrem Kryeziu e pyet Buxhovin: Pse ike nga LDK?

Eqrem Kryeziu e ka pyetur pak si me ironi shkrimtarin Jusuf Buxhovi për arsyen e largimit të tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Kryeziu ka thënë se i vjen keq që Buxhovi ka ikur nga LDK, megjithëse thotë ta ketë harruar shkakun pse.

Lajme

26/01/2014 10:02

Eqrem Kryeziu ka thënë se ndjen keqardhje që shkrimtari Jusuf Buxhovi ka ikur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kreu i Degës së LDK’së në Prizren e ka pyetur pak si me ironi Buxhovi për arsyen e largimit të tij nga kjo parti.

Kryeziu ka thënë për ‘PrizrenPress” se tashmë e ka harruar shkakun e largimti të Buxhovit nga LDK.

“Më vjen keq që iku nga LDK”.

“Tanimë e kam harruar edhe shkasin pse iku”.

Reagimi i Kryeziut vjen pas kritikave që shkrimtari Buxhovi, si një ndër themeluesit e LDK’së bëri ndaj tij dhe partisë në përgjithësi ditë më parë.

Në një intervistë për Rubikon të KTV’së, Buxhovi ka thënë se nuk e sheh Eqrem Kryeziun si një politikan me perspektivë. Ai ka fajësuar LDK’në që ka kandiduar Kryeziun për Kryetar të Prizrenit, ndonëse nuk ia ka përmendur emrin.

“Nuk mund të fitohet Prizreni me një kandidat që ka humbur tri parë zgjedhje”, ka thënë Buxhovi, duke shtuar se LDK është dashur ta fitojë Prizrenin, por jo me një Kandidat siç ishte Eqrem Kryeziu.

Ndërkaq, Eqrem Kryeziu, duke folur për PrizrenPress, ka ironizuar me këtë vlerësim të Buxhovit.

“Po, falemnderit! Buxhovi paska kapur në interesimin e vet një kontekst shumë të gjerë, marramendës për aftësinë time të perceptimit. Aty qenka dhe vogëlsia ime”.

“E kam kënaqësinë se paska vlerësuar, si të denja për vëmendjen e tij, edhe zgjedhjet komunale në Prizren. Nuk do t’ia trazoj qetësinë e nevojshme për të shkruar për kultivimin e patriotizmit shqiptar. Suksese Buxhovit!”.