Eqa i përgjigjet Thaçit

Eqrem Kryeziu i përgjigjet Hashim Thaçit, tash kur debati për Prizrenin ka marrë zjarr. Thotë se vetë është pak hajgarexhi, por Kryeministri po ia kalon. Pohon se Thaçi e di mirë gjendjen në Prizren, prandaj deklarimet e tij i quan ‘qyfyre”.

Lajme

24/11/2013 12:00

Debati në Prizren ka filluar të nxehet, pak ditë para se Ramadan Muja i PDK’së dhe Eqrem Kryeziu i LDK’së të përballen në garën finale të 1 dhjetorit, kur pritet të marrë fund beteja për këtë qytet.

Dy ditë më parë, gjatë një vizite në Prizren, Kryeministri Hashim Thaçi kishte kërkuar të mos votohet koaliconi LDK-BD, duke thënë se nuk ka asnjë ushtar të UÇK’së që do të votonte për njeriun i cili pengoi vendosjen e shtaroreve të dy dëshmorëve në “Shatërvan”.

Pas shpërthimit të Zafir Berishës, i cili ka akuzuar rëndë Kryeministrin, ka reaguar edhe Eqrem Kryeziu.

Siç raporton PrizrenPress, Kryeziu ka deklaruar se Thaçi e di mirë gjendjen në Prizren, parandaj deklaratat e tij i ka quajtur “qyfyre”.

“Thaçi nganjëherë flet qyfyre, të cilave nuk iu beson as vetë ai”.

“Unë jam pak hajgarexhi, por Kryeministri po ma kalon. Ai është bërë shumë hajgarexhi”.

Kryeministri Thaçi, në takimin e fundit me strukturat e PDK’së në Prizren, ka thënë se kundërkandidati i Mujës, me 3 nëntor u dëshmua se ishte vetëm një material i riciklimit.

“Ndërsa me 1 dhjetor nuk do të mbetet as si material për riciklim”, ka thënëThaçi .

Po,r Eqrem Kryeziu ka një përgjigje për Thaçin.

“Në qoftëse një njeri, ose një komb, e humb lirinë dhe pas një përpjekjeje të gjatë e fiton atë liri, a do të thotë se e ricikloi ai situatën e mëparshme”.

“Ne po dëshirojmë ta ristuarojmë lirinë dhe krenarinë e Prizrenit, i cili është përfshirë në korrupsion dhe hajni. Këtë e di mirë Kryeministri”.

Kryeziu nuk ka komentuar akuzat e Thaçit se ai ka penguar vendosjen e shtatorëve të dy dëshmorëve në “Shatërvan” të Prizrenit.

“Do të përgjigjem edhe përë këtë, por një ditë tjetër”, ka thënë Kryeziu për PrizrenPress.