Epoka e Re – Lajmi.net, derbi i javës së tetë në Media Ligë

Sot (e premte) zhvillohen ndeshjet e xhiros së tetë në Media Ligë.

Sport

02/11/2018 11:51

Ndeshja kryesore do të jetë ajo në mes të lideres së ligës, “Epokës së re” dhe “Lajmi.net”. Derisa “Epoka” nuk di për humbje në këtë edicion, “Lajmi.net” pësoi humbje në xhiron e kaluar nga “Telegrafi” dhe tash renditet në pozitën e katërt në tabelë.

Synimet e “Epokës” nuk ndryshojnë as në këtë ndeshje, derisa “Lajmi.net” do të mundohet t’i njoftojë me humbje kryesuesit e ligës.

Ndeshje interesante do të jenë edhe “Media Works” – “RTV Dukagjini” dhe “Gazeta Metro” – “Klan Kosova”.

Java e tetë

17:00 “D+” – “Kallxo.com”

17:55 “Gazeta Zëri” – “Ora Info”

18:50 “Infokusi” – “Gazeta Blic”

19:35 “Epoka e re” – “Lajmi.net”

20:30 “KosovaPress” – “InfoKosova & PrishtinaPost”

21:15 “Media Works”- “RTV Dukagjini”

22:10 “Gazeta Metro” – “Klan Kosova”

23:05 “Telegrafi” – “RTK”

Sponsor gjeneral të Media Ligës janë Uji Rugova dhe GIVOVA – Kosova.

/Lajmi.net/