Epike: Shikoni çfarë iu ka thënë Di Francesco lojtarëve të Romës pas fitores 3:0

"Është e drejtë të festojmë në zhveshtore, por iu thash lojtarëve që të dielën e kemi ndeshjen me Lazion", deklaroi Di Francesco.

Sport

10/04/2018 23:53

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, iu ka kujtuar lojtarëve të tij që të dielën e luajnë derbin me Lazion.

Duke folur pas ndeshjes, trajneri verdhekuq u shpreh i matur pas eliminimit të Barcelonës, përcjellë “Lajmi.net”.

“Është e drejtë të festojmë në zhveshtore, por iu thash lojtarëve që të dielën e kemi ndeshjen me Lazion”, deklaroi Di Francesco.

“Por, gjëja e parë që iu thash është se të dielën e kemi derbin me Lazion. Duhet ta fitojmë edhe atë sfidë”.

“Ne me të vërtetë besuam që mund ta përmbysim Barcelonën. Mentaliteti bën dallimin në këto sfida dhe ne ia dolëm”, shtoi ai. /Lajmi.net/