Epidemia merr përmasa shqetësuese: Për katër muaj 39 mijë raste të kosovarëve me grip – Lajmi.net
Epidemia merr përmasa shqetësuese: Për katër muaj 39 mijë raste të kosovarëve me grip
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 16:56, 14 February 2018
Që nga tetori i vitit që lamë pas e deri më 11 shkurt të këtij viti, numri i qytetarëve që janë prekur nga gripi sezonal po del të jetë shqetësues. Për 3 muaj e gjysmë mbi 38 mijë kosovarë janë prekur me grip. Prej tyre afro 4 mijë raste me Infeksion Respirator Akut si dhe 74 raste me sëmundje të rënda respiratorë.

Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë mbikëqyrjes permanente të sëmundjeve

“Nga 01 tetori (java e 40 –të) deri më 11 shkurt 2018 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 38.506 raste të dyshimta në grip, 3.932 raste me Infeksion Respirator Akut dhe 74 raste Sëmundje e Rënde Respiratore Akute. Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Kosovës me përjashtim të komunave me popullatë serbe”, thuhet në njoftimin e IKShP’së.

Sipas këtij instucioni shëndetësor komunat më të prekura janë ajo e  Prishtinës, Prizrenit dhe Podujevës.

Ndërkohë që nga 5 shkurti e deri më 11 shkurt të këtij viti me grip janë raportuar 7123 raste të dyshimta të gripit, 333 raste me Infeksion Respirator Akut dhe 6 raste të rënda Sëmundje e Rëndë Respiratore Akute.

“Në laboratorin e Qendrës kombëtare të gripit-IKSHPK deri më 14 shkurt 2018 janë testuar gjithsej 403 mostra për tipizim dhe subtipizim në grip. Prej tyre 202 ose 52 % kanë rezultuar pozitive në Influencë. Sipas tipit të Influencës, 84mostra janë pozitive në Influencën A dhe 118 në Influencën B”.

Fjalët kyçe: epidemi, Gripi, Kosova

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play Berry Rush
  • Play Bow Master Japan
  • Play Stealth Sniper