Enver Hoxhaj për lajmi.net: Ushtria, vitin e ardhshëm (Video) – Lajmi.net
Enver Hoxhaj për lajmi.net: Ushtria, vitin e ardhshëm (Video)
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 14:34, 14 November 2017
Një pjesëtar i FSK-së duke parakaluar me flamurin e Kosovës
Një pjesëtar i FSK-së duke parakaluar me flamurin e Kosovës
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur për zhvillimet aktuale në vend, ndërsa tha se Kosova vitin e ardhshëm do ta ketë ushtrinë.

Hoxhaj në një intervistë për Lajmi.net ka komentuar dialogun me Serbinë dhe politikën e kësaj të fundit karshi Kosovës, konferencën ndërkombëtare të propozuar nga Daçiqi dhe mënyrën se si duhet të veprojë Qeveria e Kosovës ndaj këtyre veprimeve të Serbisë.

Hoxhaj ka folur edhe për Demarkacionin si një nga kushtet kryesore për liberalizimin e vizave, ku bëri të ditur se Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të besojë në versionin aktual të demarkimit të kufirit.

Ish-ministri i Jashtëm u deklarua edhe për krijimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe, ku theksoi se deri më tani në Qeverinë e Kosovës nuk është diskutuar për një gjë të tillë.

Kurse sa i përket ushtrisë, Hoxhaj deklaroi se duhet një unitet në spektrin politik në mënyrë që të binden serbët për votimin e ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij, në vitin e ardhshëm Kosova do ta ketë ushtrinë e vet.

Nënkryetari i PDK-së komentoi edhe pritshmëritë e partisë para balotazhit të 19 nëntorit, ku u shpreh i bindur se PDK-ja do të fitojë në të gjitha komunat ku është në balotazh.

Fjalët kyçe: Enver Hoxhaj, Kosova, Ushtria

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bike Rivals
  • Play Supercar Showdown