Enver Hasani ka gënjyer, Aleksandër Lumezi ka kryer provimin e Jurisprudencës (Provat) – Lajmi.net
Enver Hasani ka gënjyer, Aleksandër Lumezi ka kryer provimin e Jurisprudencës (Provat)
Autori: Lajmi.net LajmeNacionalePolitikë 17:46, 14 November 2017
Prokuroria e Shtetit ka hequr dilemat për dyshimet e ngritura për dosjen e provimit të Jurisprudencës së Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi. Hetimi i kryer nga Prokuroria e Themelore e Prishtinës ka pasur me publikimin e dëshmive të plota të cilat hedhin poshtë çdo pretendim të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, të bëra në ditën kur u dënua për korrupsion sa ishte rektor i UP’së.

Njoftimin për rezultatet e hetimit të dosjes së Lumezit e ka bërë Prokuroria e Shtetit të martën, duke e bashkangjitur komplet dosjen e provimit të Jurisprudencës së Kryeprokurorit.

Gjetjet përfundimtare të hetimit zyrtar të kryer nga Prokurori Kujtim Munishi, të monitoruara nga një prokuror i huaj i EULEX’it, janë se “dosja e z. Lumezi për provimin e jurisprudencës është konform dispozitave dhe procedurave të atëhershme për administrimin e këtij provimi” dhe se “Lumezi në mënyrë të pakontestueshme e ka dhënë provimin e jurisprudencës”.

“(3) gabimet administrative-teknike në regjistrat zyrtarë si dhe mënyrat e atëhershme manuale e jo të përsosura për korrigjimin e tyre, siç ishte përdorimi i llakut të bardhë për korrigjimet në tekst, ishin rezultat i menaxhimit të mangët të regjistrave zyrtar nga shërbyesit e atëhershëm civil, që ishin përgjegjës për mirëmbajtjen e librave të provimit të jurisprudencës, dhe këto gabime nuk mund t’iu atribuohen kandidatëve për provim, siç këtë e kanë bërë z. Hasani dhe disa media që i kanë besuar atij”, thuhet në njoftim.

luma2 luma3 luma4 luma5 luma6 luma7 luma8 luma9 luma10 luma11 luma12 luma13 luma14 luma15 luma16 luma17

Fjalët kyçe: Enver Hasani, Lumezi

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play Urban Basketball
  • Play 8 Ball Pool
  • Play iStunt 2