Energjia solare ka një varg përparësish, lexoni 4 prej tyre – Lajmi.net
Energjia solare ka një varg përparësish, lexoni 4 prej tyre
Autori: Lajmi.net Auto & TekEnergjia Efikase 18:26, 4 July 2017
Sidomos kohët e fundit, popullariteti i energjisë diellore është rritur shumë. Nëse ju keni shtëpi dhe doni të bëni disa përmirësime në të, ideja më e mirë do të ishte të rregullohet sistemi i energjisë diellore.

Energjia solare, sjell një varg përfitimesh për njerëzit, të të gjitha llojeve e që pesë prej tyre i kemi radhitur më poshtë:

1. Energjia solare kursen para për elektricitet:

Një nga avantazhet më të njohura të energjisë diellore është kursimi i parave për pronarët e shtëpive. Nëse jeni lodhur nga faturat e larta të shërbimeve çdo muaj, atëherë ideja më e mirë është marrja e paneleve diellore dhe instalimi i tyre në çatinë tuaj. Pronarët e shtëpive, marrë shembull në Kaliforni kursejnë rreth 20% të kostove totale të energjisë elektrike. Dhe duke e llogaritur këtë me rritjen e kostos së energjisë, në 30 vitet e ardhshme – kjo përkthehet në 60,000 dollarë kursime, transmeton lajmi.net

2. Është e mirë për mjedisin:

Nëse keni menduar ndonjëherë se mjedisi ku jetoni nuk është i pastër dhe doni të reduktoni sasinë e karbonit që gjendet rreth jush, vendosja e paneleve diellore është nga lëvizjet më të mira që mund të bëni.

3. Energjia diellore rrit vlerën e shtëpisë tuaj:

Nëse planifikoni ta shisni shtëpinë tuaj, duhet të dini se një nga avantazhet e energjisë diellore është rritja e vlerës së pronës. Kjo veçanarisht në zonat ku blerësit e ndërgjegjshëm për mjedisin, kërkojnë shtëpi të cilat janë të pajisura me panele diellore. Gjithashtu, ky do të ishte një investim shumë i mençur në shtëpinë tuaj.

4. Panelet diellore kanë nevojë për pak mirëmbajtje:

Pasi të keni instaluar panelet diellore në shtëpinë tuaj, ju mund të harroni se ato janë aty. Kjo, për shkak se nuk kërkojnë mirëmbajtje dhe zgjasin me dekada të tëra. Plus kësaj, nëse ndonjëherë doni të instaloni më shumë panele, puna nuk është shumë e komplikuar pasi që shumë lehtë mund të shtohen panelet në të ardhmën, nëse nevoja juaj për energji, ndryshon.

 

 

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Bike Rivals
  • Play Rock Wheels
  • Play 8 Ball Pool