Energjia e erës: Ja 5 avantazhet e këtij burimi të pashterrshëm i energjisë – Lajmi.net
Energjia e erës: Ja 5 avantazhet e këtij burimi të pashterrshëm i energjisë
Autori: Lajmi.net Auto & TekEnergjia Efikase 18:27, 9 July 2017
Ka shumë avantazhe sa i përket energjisë së erës, si një burim i pashterrshëm dhe i qëndrueshëm i energjisë. Në këtë artikull do të shkruajm për vetëm 5 prej tyre.

Energjia e erës ka përfitime të shumta për të ndihmuar vendet që të gjejnë një burim të energjisë eletrike, të pastër dhe të qëndrueshme.

Vendet e larta janë shumë të përshtatshme për shfrytëzimin e kësaj lloj energjie e cila nuk konsumohet dhe gjithmonë prodhon, transmeton lajmi.net

E rinovueshme dhe e qëndrueshme:

Energjia e erës është e rinovueshme dhe e qëndrueshme. Era nuk hargjohet, ndryshe nga rezervat e lëndëve djegëse fosile të tokës (të tilla si qymyrguri, nafta dhe gazi), duke e bërë kështu erën një burim ideal të energjisë për një furnizim të qëndrueshëm me enegji elektrike.

Ekologjike: 

Energjia e erës është një nga burimet energjetike shumë miqësore me natyrën ngase nuk e dëmton atë me toksina. Pas instalimit të turbinave të erës për prodhimin e energjisë, do të ketë pak ose aspak ndotje të krijuar në natyrë. Turbinat e erës nuk prodhojnë gazra të tilla si dioksidi i karbonit (CO2) ose metani (CH4), të cilat janë të dyja të njohura për kontributin që i bëjnë ngrohjes globale.

Redukton konsumin e karburanteve fosile:

Prodhimi i energjisë elektrike nga energjia e erës zvogëlon nevojën për të djegur lëndët fosile. Kjo mund të ndihmojë për të ruajtur furnizimin e burimeve natyrore të tokës, duke i bërë të zgjasin më shumë dhe brezat e ardhshëm të llogarisin në këtë mbështetje të natyrës.

Energjia e erës është e lirë: 

Energjia e erës është totalisht e lirë, nuk kërkon shumë kujdes dhe punë, pas instalimit e vetmja që kërkon punë është mirëmbajtja e turbinave (që ndodh rrallë, në rast se për shkak të erës së fortë, thyhet ndonjë prej tyre) dhe nëse dëshironi të zgjëroni prodhimin e energjisë, shtimi i tyre.

Nuk e dëmtojnë tokën: 

Baza e turbinave të erës në tokë, nuk është e nevojshme të jetë e madhe dhe për këtë arsye ato nuk e dëmtojnë tokën, rreth tyre toka mund të përdoret për bujqësi dhe qëllime të tjera.

Në këtë artikull, kemi numëruar 5 nga avantazhet e energjisë së erës, ndërsa shumë e shumë të tjera do t’i diskutojmë në artikujt e ardhshëm./Lajmi.net/

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Bow Master Japan
  • Play Bubble Trouble