Ëndrra e Lewandowskit nuk ka lidhje me futboll – Lajmi.net
Ëndrra e Lewandowskit nuk ka lidhje me futboll
Autori: Lajmi.net BundesligaSport 14:51, 5 December 2017
Robert Lewandowski ëndërron një karrierë ende aktive në sport pas asaj futbollistike.

Jo vetëm Andre Villas-Boas! Duket se edhe Robert Lewandowski, sulmuesi polak i Bayern Munchen, ëndërron një karrierë ende aktive në sport pas asaj futbollistike.

Për ta saktësuar, një karrierë si pilot makinash.

“Të jem shofer është një mënyrë arratisjeje nga bota, ndërkohë që motorët më kanë pëlqyer gjithnjë shumë”, është rrëfyer sulmuesi polak i bavarezëve.

Rrëfimin e ëndrrës së tij, ai ia ka besuar një reviste jo si të tjerat, pikërisht asaj “Playboy”, teksa shton se e ka marrë tashmë në konsideratë edhe mundësinë e pjesëmarrjes në “Rally”-n e Dakarit, përcjell “Top Channel”.

“Problemi është se për të qenë gati për këtë eksperiencë duhet të impenjohesh 100% në automobilizëm, e kjo kërkon më shumë sakrifica. Por, të shohim”, ka vijuar ai.

E teksa kthehet me këmbë në tokë, nis të flasë për Bayernin.

“Jam i bindur se këtë sezon mund të fitojmë kampionatin, Kupën e Gjermanisë dhe Champions League. Heynckes? Po punojmë bashkë prej pak kohësh, por nëse marrim parasysh metodat e tij të stërvitjes dhe mentalitetin e tij, atëherë besoj se me të vërtetë mund ta arrijmë këtë objektiv”.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Turbo Racing 3
  • Play World Soccer Champion
  • Play 8 Ball Pool