Enca nuk i ndal komentet me modelin portugez: Jam e lumtur që… – Lajmi.net
Enca nuk i ndal komentet me modelin portugez: Jam e lumtur që…
Autori: Lajmi.net EntertainmentShowBiz 9:02, 17 April 2018
Kishte paralajmëruar një këngë të re për disa muaj rresht.

Me të publikuar këngën “Dua”, të cilën e solli të vizuelizuar me videoklip, Enca është komentuar për javë të tëra, shkruan lajmi.net.

Kjo ngase, në këtë videoklip këngëtarja erdhi më ndryshe prej herave të tjera, me skena të ‘nxehta’ erotike bashkë me modelin portugez, Pierluigi Fracassi, të cilin e kishte zgjedhur të jetë pjesë e klipit.

Edhe pas publikimit të klipit, Enca vazhdon të ketë kontakte me këtë model, përmes komenteve në rrjete sociale.

Në një video që kishte paralajmëruar se shumë shpejt do të publikojë prapaskenat e klipit, të cilat i cilëson si të sikletshme për të, ajo pranoi edhe komentin e Pierluigit.

“Jam njëri nga ata që të falënderoj që ishit një artiste aq e bukur në set dhe më shumë mahnitëse, reale dhe person shumë i çmuar. Talenti juaj është i madh, por zemra edhe më e madhe.”, shkruan modeli.

Ndërsa, Enca shprehet e lumtur duke i shkruar: Jam vërtetë e lumtur që të njoh njerëz të mrekullueshëm siç jeni ju. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Enca Haxhia

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Berry Rush
  • Play Stealth Sniper
  • Play Urban Basketball