Enca Haxhia i ka dy fjalë për Adelina Ismailin – Lajmi.net
Enca Haxhia i ka dy fjalë për Adelina Ismailin
Autori: Lajmi.net EntertainmentShowBiz 16:34, 16 April 2018
Këngëtarja Enca Haxhia ka zbuluar se e pëlqen jashtëzakonisht shumë Adelina Ismailin.

Ajo, nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instastory ka treguar se e do këngëtaren shqiptare e cila ishte njëra ndër femrat e para që rrëmbente vëmendjen në skenë, shkruan lajmi.net

Në një intervistë të fundit, Adelina ka qenë e ‘detyruar’ t’i dëgjoj disa këngë dhe t’ia qëlloj se kush po e këndon këngën që regjia i ka lëshuar në sfond, dhe kështu ndodhi disa herë rresht për disa prej këngëtarëve të njohur.

Njëra prej tyre ishte Enca për të cilën diva pati fjalë miradije. E kjo i ka pëlqyer shumë Encës e cila i ka thënë gjithashtu disa fjalë për Adelina Ismailin.

‘’Të dua gjithashtu, dashuri në shikim të parë definitivisht’’, ishin fjalët e Encës, vajzës e cila sot po merr vëmendje të madhe mediatike./Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Adelina Ismaili

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play iStunt 2
  • Play Berry Rush
  • Play Rock Wheels