Emri që po e çmend ISIS-in, ia la qeveria franceze

Grupi militant terrorist ISIS thuhet se është acaruar shumë me qeverinë franceze, pasi ata po u referohen atyre me emrin ‘Daesh’. 

Bota

21/09/2014 01:02

Grupi, të cilit zakonisht i referohen me ISIS apo ISIL (të cilët vetën po e quajnë Shteti Islamik) beson se emri i ri me të cilin po u referohet qeveria franceze, është shumë nënçmues, raporton Associated Press, transmeton lajmi.net. 

Daesh, që sipas Washington Post, është një akronim i përshtatur i emrit të tyre arabe – Dawlat al-Islamiyah f’al-Irak w Belaad al-Sham – është i ngjashëm me një tjetër fjala arabe – das – që do të thotë ‘të shkel poshtë ‘ose’ shtrydhje”, dhe për këtë arsye mund të jetë burim i mospëlqimit nga ana e tyre. 

Grupi terrorist e urren këtë emër aq shumë, sa në fakt, ata kanë kërcënuar se do t’ua presin gjuhën të gjithë që e përdorin atë në publik. (lajmi.net)