“Emri”, protesta në Greqi kundër përdorimit të fjalës “Maqedoni”

Organizata greke “Komitet për luftë për karakterin grek të Maqedonisë”, sot do të mbajë protesta në 13 qytete më të mëdha të Greqisë veriore kundër përdorimit të fjalës “Maqedoni”. Sipas paralajmërimeve të organizatës greke, do të mbahet protestë në: Pela, Kavala, Drama, Seres, Kukush, Polikastro, Lerin, Kostur, Ptolemaida, Katerini, Lagadas dhe vendin turistik Mudanja të…

Lajme

06/06/2018 11:04

Organizata greke “Komitet për luftë për karakterin grek të Maqedonisë”, sot do të mbajë protesta në 13 qytete më të mëdha të Greqisë veriore kundër përdorimit të fjalës “Maqedoni”.

Sipas paralajmërimeve të organizatës greke, do të mbahet protestë në: Pela, Kavala, Drama, Seres, Kukush, Polikastro, Lerin, Kostur, Ptolemaida, Katerini, Lagadas dhe vendin turistik Mudanja të Hallkidikit. Organizatorët kanë mbështetje nga vetëqeverisja lokale, nga kryetarët e komunave, por edhe nga metropolitët.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë (MPJ), dje apeloi deri te qytetarët e Maqedonisë që të përmbahen nga provokimet e mundshme dhe veprimet që do të cenonin sigurinë e tyre.

“Për shkak të mundësisë së eskalimit të protestave, paralajmërohen qytetarët e Republikës së Maqedonisë, që të sigurojnë vendet e qëndrimit të tyre, si dhe të mbrohen nga çdo veprim që do të kishte pasoja për sigurinë e tyre”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.