Emri iu lakua në një skandal të madh në Serie A, reagon Bogdani

Emri i ish-sulmuesit të kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani, aktualisht ndihmës në stafin e De Biazit, ishte i përfshirë në listën e hetimeve të prokurorisë italianë në lidhje më shkeljen e Kodit të Drejtësisë Sportive dhe rregullores së Agjentëve të Futbollistëve nga 16 klube italiane dhe një numër i madh personash përgjegjës.

Sport

29/10/2016 23:47

Por Bogdani nuk është i përfshirë direkt në këtë çështje pasi emri i tij përmendet në listën e shkeljeve të bëra nga menaxheri Alesandro Moxhi, i cili ka shkelur rregullar e konfliktit të interesit me 3 kontrata të lidhura për ish-sulmuesin shqiptar me klubet e Chievo, Cesena, Siena.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, ish-futbollisti mohoi të jetë i përfshirë në këtë çështje, pasi sipas tij kontratat gjithnjë janë bërë nga menaxheri i tij.

“E kam lexuar në media diçka të tillë, për jam krejtësisht i qetë dhe i hapur për çfarëdolloj hetimi. Gjithçka ka të bëjë me hetimet për Alesandro Moxhin, të birin e Luçiano Moxhit që ka qenë edhe menaxheri im. Gjithçka ka ndodhur për shkak se ai ka pasur një numër shumë të madh futbollistësh nën administrim. Megjithatë, transferimi im është bërë gjithmonë brenda rregullave dhe jam mëse i qetë”, tha Bogdani./lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.