Emri i ri i shtetit “Republika e Maqedonisë së Veriut” u miratua me 81 vota “PËR”

Deputetët e opozitës maqedonase VMRO – DPMNE, nuk ishin të pranishëm në seancë.

Lajme

11/01/2019 19:30

Ndryshimet kushtetuese në fazën përfundimtare u mbështetën nga 81 deputetë.

Deputetët e opozitës maqedonase VMRO – DPMNE, nuk ishin të pranishëm në seancë, të cilët sepse sipas tyre ata nuk duan t’i japin legjitimitet ndryshimit të Kushtetutës së vendit qoftë edhe vetëm me prezencë.

Janë pranuar edhe amendamentet e partive opozitare shqiptare nga Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, transmeton “Alsat M”.

Sipas ndryshimeve kushtetuese, emri i ri i shtetit do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut.