Emre Can tregon se si po përmirësohet tek Juventus

Emre Can ka komentuar së fundmi jetën e tij tek Juventus, dhe si ai po përmirësohet në Torino.

Sport

17/02/2019 13:25

Reprezentuesi gjerman ka treguar se si ai po stërvitet shumë, dhe tani po ndihet më i fortë sesa më parë.

“Kjo skuadër është si një familje. Individualiteti ka vlerë shumë më të ulët sesa dinamika në grup” ka thënë fillimisht Can, transmeton lajmi.net.

“Për shembull, kemi Cristianoo Ronaldon këtu, më të mirin në botë, por në dhomën e zhveshjes ai reagon sikurse gjithë të tjerët. Jemi të gjithë në një nivel, nuk ka privilegje” ka thënë tutje ish anëtari i Liverpool.

“Kam mësuar shumë nga vetja ime. Kishte momente të vështira në fillim, por tani ndihem më i fortë dhe me më shumë vetëbesim” ka thënë ndër të tjerash Can.

Can ishte përballur me një lëndim, lëndim ky i cili e mbajti jashtë fushave nga fundi i tetorit deri në mes të muajit dhjetor. /lajmi.net/