Emre Can i Juventusit, shikojeni tortën e ditëlindjes

Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, Emre Can sikur konfirmoi transferimin e ardhshëm në Juventus.

Sport

13/01/2018 08:27

Emre Can ka festuar ditëlindjen e 24-të.

Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, mesfushori i Liverpoolit sikur konfirmoi transferimin e ardhshëm në Juventus.

Në tavolinë shihet një tortë me ngjyrat bardh e zi, tradicionale të klubit nga Torino, përcjell “lajmi.net”.

Can raportohet se ka arritur marrëveshje me kampionin nga Serie A për transferim në Itali si futbollist i lirë, pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/