Emrat që do të performojnë sonte në natë e parë gjysmëfinale të festivalit “Kënga Magjike 2017”

Plot 21 këngëtarë do të ngjiten sonte (e mërkurë) në natën e parë gjysmëfinale të festivalit “Kënga Magjike 2017”.

ShowBiz

06/12/2017 19:24

Nga këta emra, 12 prej tyre janë këngëtarë të afirmuar, emra të njohura të skenës, ndërsa nëntë nga ta janë artistë të rinj.

Nata do të hapet nga producenti i festivalit, Ardit Gjebrea, ndërsa dy bukuroshet Arjola Shehu dhe Nenina Shtylla do të prezantojnë këngët pjesëmarrëse.

Nesër (e enjte) mbahet nata e dytë gjysmëfinale, teksa të dielën, më 9 dhjetor do të mbahet nata finale, ku do të perfomrojnë 20 artistët më të votuar nga vet pjesëmarrësit.

Ndërkohë, kjo është lista me emrat pjesëmarrës sonte në natën e parë të “Kënga Magjike”:

Lind Islami – Problemi
Mishela Rrapo  – E doja s’e doja
Alar Band – Leni ojnat
Rovena Stefa – Veç një jetë
Xhesika Polo – Jetën ma fal
Çiljeta Xhilaga – Hajmali
Kelly – Kur ti buzëqesh
Gjergj Leka – Ndryshojmë
Mentor Haziri – Plagë në zemër
Fi – Zhurmë
Stine – Ma more zemrën
Anxhela Peristeri – E çmendur

Të rinjtë
All in Band – Kundër rrymës
Reinaldo Gaçi – Mos harro
Arieta Palushaj – Simbiozë
Armenda Gashi – i huaj
Toli – Nuk kam frikë
Serxho HD – Pafundësi
Majlinda Cikaqi – Kam mall
Genti Deda ft Dj Rob – Dashuria
Andrea De Pascalis – Goçe di Spirito. /Telegrafi/