Emrat e vërtetë të yjeve

Trendi i ndryshimit të emrit për t’iu përshtatur më shumë jetës së një të famshmi është tepër i përhapur në botën e Hollywoodit. Për shumë prej nesh, njerëzit e famshëm kanë emrin e tyre artistik, por në regjistrat e gjendjeve civile ata njihen me tjetër identitet. Shembujt më tipikë të yjeve që na kanë “mashtruar”…

ShowBiz

09/01/2014 14:00

Trendi i ndryshimit të emrit për t’iu përshtatur më shumë jetës së një të famshmi është tepër i përhapur në botën e Hollywoodit. Për shumë prej nesh, njerëzit e famshëm kanë emrin e tyre artistik, por në regjistrat e gjendjeve civile ata njihen me tjetër identitet.

Shembujt më tipikë të yjeve që na kanë “mashtruar” me emrat e pavërtetë janë Mila Kunis, Lady Gaga, Vin Diesel dhe shumë e shumë të tjerë, transmeton Top Channel.

Mila Kunis: Milena Markovna Kunis

Në moshën shtatëvjeçare, Milena Markovna Kunis dhe familja e saj u zhvendosën nga Ukraina në Los Anxhelos. E ëma e saj, Elvira dhe i ati, Mark, e përfshinë shpejt në leksione aktrimi dhe e lejuan të shkurtonte emrin nga Milena në Mila kur ajo filloi të përfshihej në rolet e para si ‘Days of our Lives’, ‘7th Heaven’ dhe ‘Gia’.

Lady Gaga – Stefani Joanne Angelina Germanotta

Njëzetegjashtëvjeçarja Stefani Joanne Angelina Germanotta u lind dhe u rrit në Nju Jork. Në numrin e muajit tetor të revistës ‘Elle’, këngëtarja u shpreh se ajo e ndryshoi emrin e saj për shkak se Stefani është emri i një artisteje të torturuar vazhdimisht, ndaj nuk mund ta mbante në publik. Lady Gaga, me performancat e saj të çmendura, ka tërhequr miliona adhurues nga e gjithë bota.

Katy Perry – Kathryn Hudson

Përpara se të ishte këngëtare në krye të listës së muzikanteve më të suksesshme, Perry prodhonte muzikë të krishterë me emrin e saj të vërtetë Kathryn Hudson. Më vonë ajo vendosi që të huazonte mbiemrin e nënës së saj, në mënyrë që të mos ngatërrohej me aktoren Kate Hudson.

Miley Cyrus: Destiny Hope Cyrus

Babai i këngëtares, Billy Ray, i vuri asaj nofkën “Smiley” (e qeshur) si pjesë të karakterit të saj, si një person gazmor. Me kalimin e viteve nofka u shkurtua dhe mbeti vetëm Miley. Në vitin 2008, këngëtarja vendosi ta ndryshojë ligjërisht emrin nga Destiny Hope Cyrus në Miley Cyrus.

Demi Moore – Demetria Gene Guynes

Moore mbajti mbiemrin e ish-bashkëshortit të saj të parë Freddy Moore, pasi këta u ndanë në vitin 1984. Siç mund të kuptohet, Demi është shkurtim i emrit me origjinë greke Demetria. Po ashtu, edhe vajza e aktores ka vendosur ta shkurtojë ligjërisht emrin nga Tallulah në Lula.

Meg Ryan – Margaret Mary Emily Anne Hyra

E lindur në Fairfield të Konektikatit prej prindërve katolikë, Susan Jordan dhe Harry Hyra, Margaret Mary Emily Anne Hyra e ndryshoi emrin e saj në thjesht Meg Ryan, pasi la semestrin e parë të universitetit për të ndjekur ëndrrën e saj të aktrimit.

Vin Diesel – Mark Sinclair Vincent

Ylli i filmit ‘Fast and Furious’ është shprehur se e ndryshoi emrin ndërkohë që punonte si një rojë sigurie në klabet e Nju Jorkut. Vin është një version i shkurtuar i mbiemrit të aktorit. Diesel është një nofkë që e ka marrë nga miqtë, për shkak se ishte tepër energjik dhe i shpejtë.

Bruno Mars – Peter Gene Hernandez

Mars e ndryshoi emrin e tij me origjinë portorikane për të parandaluar paragjykimet që vinin prej stereotipave. Në atë kohë ai jepte shfaqje solo të muzikës latine dhe spanjolle.

Bruno ishte një nofkë që i ati ia kishte vënë kur këngëtari ishte vetëm dy vjeç. Arsyeja ishte se të atit Bruno Mars i kujtonte mundësin e tij të preferuar Bruno Sammartino.

Këngëtari është shprehur se natyra e tij e çmendur i përshtatet më së miri mbiemrit dhe prejardhjes prej planetit Mars.

Jodie Foster – Alicia Christian Foster

Vëllai i aktores pretendon se emri i saj ndryshoi nga Alicia në Jodie si rezultat i nofkës së vënë “Jo D”, që sinjifikonte partneren e nënës së tyre Josephina Dominguez.

Whoopi Goldberg – Caryn Elaine Johnson

Aktorja e mrekullueshme e filmave më të shikuar nga e gjithë bota, ishte thjesht Caryn Elaine Johnson derisa filloi të punonte në një teatër në San Diego.

Miqtë filluan ta thërrisnin Whoopi, për shkak të një problemi me fryrjen që i shkaktonte gazra. Sa për mbiemrin, ishte mamaja e saj që mendoi se një mbiemër hebre do ta ndihmonte vajzën e vet të përparonte në karrierën artistike në Hollivud.

Fergie – Stacy Ann Ferguson

Emri Stacy Ferguson nuk mund të shkonte me anëtarët e tjerë të grupit Black Eyed Peas, të cilët quhen will.i.am, apl.de.ap dhe Taboo, ndaj këngëtarja vendosi ta ndryshojë emrin e saj gjithashtu. Kështu ajo mendoi se do të ishte më mirë nëse mbante si emër artistik thjesht Fergie.