Emocionuese: Takimi i parë me foshnjen e posalindur (FOTO)

Në momentin që një prind takon fëmiun e tyre mund të përshkruhet si moment plot emocione.

Lifestyle

15/02/2016 06:00

Prekur nga emocionet e këtij moment në jetën e një personi, fotografja holandeze Marry Fermont ka vendosur që të sjellë një seri të fotografive të realizuara nga ajo duke i quajtuar këtë cikël fotografish “Momentet e para”.

Këto fotografi “të fuqishme” sjellin momentin kur nënat e baballarët takojnë fëmijët e tyre të posalindur, transmeton Klan Kosova.

Fermont që ka fotografuar 105 lindje në karrierën e saj deri tani, tha për Huffington Post se “nuk ka moment më të veçantë në jetë sesa momenti kur takon për herë të parë fëmiun që sapo vjen në jetë”.

“Nuk ka rëndësi si ka shkuar lindja e juaj. Në atë moment ka kaq shumë emocione: gëzim, çlirim, mrekulli, krenari, dashuri, eufori dhe shumë reagime të tjera: buzëqeshje dhe shumë lot” ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë ju sjellim disa fotografi të realizuara nga kjo fotografe:

56be07981a00009c01ab28ea 56be07a61a00009c01ab28f8 56be079a1800002d0080bda1 56be079b1a00009c01ab28ee