Emocionuese! Stresi kujton familjarin që e humbi kohë më parë (Foto)

Edhe pse merren me muzikë ku pothuajse çdo gjë aludon në lumturi, jo çdoherë artistët tanë kanë momente të mira në jetën e tyre.

ShowBiz

16/08/2017 14:32

Reperi nga Shqipëria, Stresi, muajt e fundit ka humbur një person shumë të dashur për të, shkruan lajmi.net.

Gojart Lushaj ndërroi jetë në prill të këtij viti, ngjarje kjo që e preku thellë në shpirt reperin, i cili i kishte dedikuar edhe disa postime në rrjete sociale.

Së fundi, ai publikoi një foto nga vizita që i kishte bërë tek varri i tij dhe la një mesazh shumë prekës.

“Gjaku im, fli i qet. Te gjith drejt ksaj rruge jemi” është mbishkrimi i Stresit sipër fotos. /Lajmi.net/