Emocionuese: Parakalimi i Ushtrisë së Kosovës në 11 vjetorin e Pavarësisë /VIDEO

Sot në Kosovë u shënua 11 vjetori i Pavarësisë.

Lajme

17/02/2019 14:57

Për nder të kësaj feste Forcat e Sigurisë së Kosovës parakaluan në sheshet e Prishtinës.

Të pranishëm ishin krerë të institucioneve, miq të Kosovës si dhe qytetarë të saj, shkruan lajmi.net.

Gjatë kësaj ceremonie, presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha se Kosova është e gatshme për të siguruar paqe në rajon dhe botë.

Po ashtu, presidenti përmendi edhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë duke thënë se është nevoja të realizohet këtë vit.

Për të njëjtën temë folën gjatë ditës kreu i Kuvendit, Kadri Veseli si dhe kryeministri, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit theksoi se është e nevojshme arritja e marrëveshjes mirëpo në kufijtë ekzistues.

Më poshtë video e ceremonisë së parakalimit të FSK-së.