Emocionuese: I ndërton shtëpi gruas së pastrehë! (Video)

A jemi ne njerëzit aq të zënë në jetë, sa të mos kemi kohë t'i ndihmojmë dikujt?

Lifestyle

30/11/2016 21:50

Ky njeri ka blerë materialet dhe ka punuar një shtëpi të vogël, për një grua të pastrehë.

Shumë njerëz e kanë pyetur se çfarë do të kërkojë në këmbim, mirëpo ai vetëm i ka shikuar, e më pas ju ka thënë “ajo grua fle në tokë të thatë dhe e gjitha çfarë mendoni ju është fitimi?”

Ai e ka sjellur gruan tek shtëpia dhe ia ka dhënë paraprakisht një qese me gjëra, pastaj ia ka dorëzuar edhe çelësin, ndërkaq në këmbim ka marrë përqafime të ndjera dhe buzëqeshje, transmeton lajmi.net.

Ajo pati emocione derisa e hapi derën e shtëpisë së saj, ndërkaq jashtë mori me vete edhe një pankartë në të cilën shkruante “Home, sweet home”, për ta vendosur në hyrje.

Shikojeni videon emocionuese të këtij djaloshi që ndihmon gruan e pastrehë./Lajmi.net/

YouTube player