Emocionuese: Fotografia e Ergit me të ëmën e shoqëruar me një poezi nga i ati i të ndjerit (Foto)

Ndarja nga jeta në një moshë aq të re preki shumë zemra, ishin apo jo të afërmit e Ergi Dinit.

ShowBiz

08/03/2017 15:04

Nëntori i vitit të kaluar ishte i trishtë për çdo njeri i cili merr frymë e ushqehet, sidomos për familjen  tashmë të ndjerit i cili humbi jetën në një moshë të re me motorr, shkruan lajmi.net

Ergi, la zbazëti të madhe në skenë e në familjen e tij dhimbja sa vjen e shtohet ani pse muajt po ecin si rrufeja.

E sot me rastin e ditës së gruas ‘8 Mars’, ishte Dashamir Dini ai i cili shkriu një poezi dhe zgjodhi ta shpërndajë me një foto ku shihet djali i tij Ergi me nënën.

Ergi pas vetes la prindërit dhe dy motrat. /Lajmi.net/

Poezia mban titullin ‘Femër’ :

Ti je dhe ajr

je dhe magji

je aq reale

sa ç’je përrallë,

je fluturim

je dashuri

je vetëm engjëll

aspak djall.

Në fytyrën Tënde

ndrijnë njëmij diej

çdo natë lindin

njëmij ëndrra,

në shpirtin Tënd

ka njëmij qiej

ka dashuri

për njëmij zemra.

Në trupin Tënd

njëmije tërmete

dhe njēmij ngjyra

flejnë me Ty,

ke kaltersi

sa njëmij dete,

ke njēmij shira

lot,nē sy…

Ti nuk je luks

as thjeshtë një emër

je njëmij jetë

je njëmij fjalë,

Ti je e shenjtë

sa njëmij engjëj

je aq reale

sa ç’je përrallë.

Dashamir Dini