Emocionuese: Binjaket identike nuk ndalojnë së përqafuari (Video)

Georgia Hayman nga New South Wales, ka postuar në llogarinë e saj në Instagram, momentin ku shihen të bijat e saj që nuk ndalojnë së përqafuari.

Lifestyle

30/12/2017 13:50

 

Videoja ku Milla dhe Evie, luajnë të lumtura është pëlqyer shumë dhe u shpërnda me shpejtësi në internet, transmeton Telegrafi.

“Këto pamje, duhet t’ju tregohen kur të bëhen adoleshente dhe nisin të përleshen për rrobat dhe grimin” ka qenë një nga komentet lidhur me rastin.

Meqenëse nëna e këtyre binjakeve identike është fotografe, ato kanë edhe shumë fotografi të bukura që marrin shumë pëlqime.