Emocionuese: Babadimri i këndon një vajze të shurdhër (Video)

Një vajzë e vogël e kishte të vështirë t’i tregonte Santa-së se çfarë dëshiron për Krishtlindje, por ai e befasoi familjen e saj kur filloi të përdorë gjuhën e shenjave.

Fun

07/12/2015 19:42

Duket se Santa mund të flasë çdo gjuhë, pasi një vajzë e vogël e cila e vizitoi atë në Middlesbrough, Angli ishte në gjendje që t’i tregojë atij se çfarë dëshiron për Krishtlindje duke përdorur gjuhën e shenjave.

Në video, një grua që besohet se është nëna e vajzës, dëgjohet duke i thënë Santa-së se vajza e saj nuk mund të flasë mirë, transmeton lajmi.net.

Santa më pas përgjigjet duke e pyetur vajzën nëse ajo mund të këndojë. Ai pastaj përdorë gjuhën e shenjave, për të tërhequr vëmendjen e saj dhe e pyet se çfarë do të dëshironte për Krishtlindje.

Vajta, e cila në fillim nuk dëshironte të ulej në prehrin e Santa-së, fillon të interesohet në bisedën e tyre. Ajo përdori gjuhën e shenjave për t’i treguar atij se do të dëshironte një skuter.

Videoja prekëse emocionoi shumë njerëz në internet, ku qindra prej tyre komentuan nën video. /lajmi.net