Emocionuese: Arbër Zeneli tregon pse zgjodhi Kosovën

Arbër Zeneli ka thënë se është shumë krenar që ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën.

Sport

03/10/2016 17:07

Prurja e fundit e Përfaqësueses së Kosovës, është grumbulluar për herë të parë, për ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror, ndaj Kroacisë.

Zenali duke folur për ‘Fansat e Futbollit Kosovar’, ka thënë se ka dëgjuar zemrën dhe ka zgjedhur Kosovën.

“Jam shumë krenar. Kam zgjedhur me zemër, nuk ka qenë e lehtë ta lë Suedinë, por dëgjova zemrën, dhe zemra më tha ta zgjedh Kosovën”, ka deklaruar Zeneli, përcjell Lajmi.net.

Zeneli luan në elitën holandeze të futbollit te skuadra e Heerenveenit, dhe është lojtari kyç i kësaj skuadre, teksa në xhiron e fundit ka shënuar në barazimin 1:1 ndaj PSV-së.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.