Emocionohet Flori, harron të fillojë këngën (VIDEO)

Flori harron të fillojë këngën e tij 'Me fjalë të vogla' gjatë interpretimit 'live' në Këngën Magjike.

ShowBiz

04/12/2015 23:17

Flori Mumajesi ka performuar i fundit këngën e tij pjesëmarrëse në festivalin e Këngës Magjike në natën e dytë gjysmëfinale.

Derisa gjithë publiku e priti Florin me shumë entuziazëm në skenë, ai është mahnitur me këtë dhe i emocionuar, ka harruar të fillojë interpretimin ‘live’ të këngës së tij ‘Me fjalë të vogla’, transmeton lajmi.net.

Ai menjhëherë e ka vërejtur se muzika ‘i ka ikur’ dhe kërkoi që ta fillonin sërish, duke i thënë publikut se ai nuk e harroi këngën, por deshi ta ndalte për t’i përshëndetur.

Më pas, kantautori i cili është ndër pretendetët kryesorë për fitore këtë vit, ka kënduar për mrekulli baladën e bukur./lajmi.net

YouTube player