Emocionohet Bill Clinton, u shkruan letër kosovarëve

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, vazhdon të mbetet figura më e dashur për popullin e Kosovës, por një ndjesi të njëjtë vazhdon ta ketë edhe vet Clinton për kosovarët.

Bota

12/03/2018 23:55

Ai ka dërguar së fundi një letër në një shkollë të Prishtinës, për të falënderuar më të vegjlit e kësaj shkolle, të cilët para disa mujave i kishin dërguar letra Clintonit.

Vetë shkolla ka njoftuar për pranimin e letrës së ish presidentit amerikan.

“Sot, na erdhi përgjigjia e tij në form të letrës nga Shtetet e Bashkuara për nxënësit dhe mësusen Dr. Waters. Në këto letër Presidenti Bill Clinton përmendi edhe 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe dëshirën për të vizituar shkollën tonë në vizitën e tij të radhës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Dhe në letrën që e ka publikuar kjo shkollë, Clinton shihet të ketë shkruar se Kosova do të ketë gjithmonë një vend special në zemrën e tij.