Emocionet e ndeshjes Kosovë – Azerbajxhan përmes fotografive të FFK-së

Tifozët e Kosovës në futboll po përjetojnë emocione të mëdha pas suksesit të ‘Dardanëve’ në Ligën e Kombeve në sezonin e parë të kësaj gare.

Sport

22/11/2018 09:12

Kosova ka arritur që të përmbyll me sukses të lartë fazën e grupeve në Ligën e Kombeve duke u renditur në vendin e parë në grupin 3 në Ligën D.

Me fitoren ndaj Azerbajxhanit me rezultat 4:0 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Kosova vulosi vendin e parë në grup me 14 pikë, duke siguruar Play Off e kësaj gare, duke iu afruar shumë Kampionatit Evropian.

Suksesi i Kosovës në Ligën e Kombeve është raportuar nga mediet më të mëdha botërore, që përmendin ‘Dardanët’ si një storie suksesi në futboll.

Mjafton të përmendin një shkrim të revistës prestigjioze ‘Forbes’, që pyet nëse Kosova është historia më e madhe e suksesit në Ligën e Kombeve, shkruan lajmi.net.

Andaj, ndeshja ndaj Azerbajxhanit do të mbetet përherë në histori, njëjtë me këto fotografi të bukura që sjell Federata e Futbollit të Kosovës, që na rikthen edhe njëherë emocionet e asaj nate magjike./Lajmi.net/