Emocionet e Ardit Gjebreas pas fejesës së djalit

Moderatori i njohur shqiptar, Ardit Gjebrea mbrëmë kishte festë në familjen e tij.

ShowBiz

07/01/2018 08:01

Kjo ngase, djali i tij Joni është fejuar me të dashurën e tij, Merlin Haxhiymeri, shkruan lajmi.net.

Padyshim se si për çdo prind ashtu edhe për Arditin kjo ngjarje ishte shumë e veçantë dhe ndihej shumë i lumtur.

“Nuk ka lumturi më të madhe për një prind…”, ka shkruar ai mbi një fotografi në të cilën shihen duart e çiftit me unazën e fejesës.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm familjarët e Jonit dhe Merlinit, që të gjithë dukeshin shumë të lumtur. /Lajmi.net/