Emma Stone dhe Justin Theroux nisin pushimet në Francë

Çifti u panë së bashku në një vilë në Saint Paul de Vence.

ShowBiz

01/06/2018 23:25

Emma Stone dhe Justin Theroux kanë nxitur thashethemet se ata kanë nisur lidhje së bashku, pasi u panë bashkë në pushime në Francë, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Ata po qëndronin në një vilë në Saint Paul de Vence, në rajonin juglindor, ku po bisedonin me njëri-tjetrin.

Të dy veshur me rroba banjo, po pushonin në terracën e vilës ku po qëndronin.

Këtë javë, ata ishin pjesëmarrës në ndejën e “Louis Vuitton” në Francë, ku u panë në mesin e emrave të famshmëm, përfshirë edhe Jennifer Connelly dhe Lea Seydoux.

Ylli 39 vjeç i “La La Land”, dhe Justin 46 vjeç, nuk janë deklaruar ende lidhur me thashethemet për lidhje. /Lajmi.net/