Emma Stone dhe Andrew Garfield me dalje të shkëlqyer për paparazzi-t

Çifti Stone dhe Garfield edhe një herë kanë bërë një akt të shkëlqyer, duke i treguar gazetarëve që i ndiqnin se ku duhet të fokusohen.

ShowBiz

19/06/2014 15:24

Pasi kanë vërejtur një grup gazetarësh duke i ndjekur derisa ata po hanin mëngjesin, Emma Stone dhe i dashuri i saj Andrew Garfield kanë vendosur që përmes fytyrave të tyre të dërgojnë vëmendjen dikah tjetër.

Ata kanë shkruar dy letra dhe i kanë vënë para fytyrave të tyre derisa kanë ecur.

Letra e Emma-s shkruan: “Mirmëngjes! Ne ishim duke ngrënë dhe pamë një grup gazetarësh me kamera jashtë. Neve nuk na duhet vëmendja, por këtyre organizatave të mrekullueshme po  —> “

www.youthmentoring.org , www.autismspaks.org, (dhe mos harroni) www.wwo.org , www.gildasclubnyc.org . Këto janë gjëra që kanë rëndësi. Paqi një ditë të mirë”, përmban letra e Garfield.

Kështu ata tregojnë se organizatave të ndryshme sit \’WWO\’ për jetimët dhe \’Autsim Speaks\’ për të prekurit me autizëm duhet të kenë vëmendjen e mediave dhe popullit për ti ndihmuar njerëzve vërtetë në nevojë.