Emina uron me fjalë të veçanta bashkëshortin (Foto)

Për modelen shqiptare, Emina Çunmulaj sot është një ditë e veçantë, kjo ngase bashkëshorti i saj Sam Nazarian feston ditëlindjen.

ShowBiz

22/07/2017 12:24

Emina dhe Sam kanë nisur pushimet e gjata verore disa javë më parë, duke shëtitur kështu nëpër brigjet e shumë bregdeteve, shkruan lajmi.net.

Sot ata kanë një arsye më shumë për të festuar, pasi bashkëshorti i Eminas sot feston ditëlindjen.

Përmes profilit të saj në Instagram, Emina ka uruar personin e zemrës së saj me fjalët më të veçanta.

“Djali i ditëlindjes  ?=dashuria e jetës sime. Sot festoj për të mahnitshmin, burrin e dashur, të kujdesshëm, bujar, ambicioz, punëtor. Ella Faria dhe unë, jemi shumë me fat që të kemi si shtyllën e familjes tonë  ❤ Gëzuar ditëlindjen zemër” shkruan modelja në Instagram, duke e ia shoqëruar këtij urimi edhe një foto bashkë me të. /Lajmi.net/