Emina pjesë e ‘Fundjavë ndryshe’, rrëfen ngjarjen më prekëse që e keni dëgjuar ndonjëherë!

Emina Çunmulaj, na ka treguar shpesh përmes veprash konkrete dhe publike, se përveç plotësimit shpirtëror ka edhe një zemër të madhe.

ShowBiz

22/09/2018 10:20

Ajo është pjesë e projekteve të ndryshme humane e cila ndihmon fëmijët në nevojë, shkruan lajmi net.

Në një postim të fundit të publikuar në Instagram, Çunmulaj përlotë me të teksa ndan një ngjarje tejet prekëse.

“Diku në botë në këto momente është një fëmijë që kurrë nuk ka parë asnjë arush. Këto fotografi janë të udhëtimit tim në Shqipëri vitin e kaluar kur i dhurova një arushë lodër një fëmiu që kurr nuk kishte parë, ishte zemërthyese të shikoje se si një fëmijë është i trishtuar prej një lodre… Jeta ime kurrë nuk ka qenë e njëjtë, pasi jam nënë e dy fëmijëve e di se është shumë e rëndësishme me dhuru buzëqeshje në fytyrat e vajzave , ku e meritojnë edhe këta fëmijë. Faleminderit për gjithë mbështetjen, Do të shijojë fundjavandryshe për t’i dhuruar buzëqeshje fëmijëve dhe të gjithë atyre që ju duhet, faleminderit të gjithëve”, ka shkruar ajo.

Emina ka paralajmëruar se do të rikthehet sërish në Shqipëri për të ndihmuar familjet e varfëra dhe fëmijët në nevojë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BoA315whnrj/?hl=en?&taken-by=eminacunmulaj