Për Eminan dhe bashkëshortin e saj, sot është një ditë e veçantë (Foto)

Modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj tash një vit ishte bërë nënë, ajo sot feston ditëlindjen e parë të vajzës.

ShowBiz

28/03/2017 08:45

Ella Faria është fëmija i parë i modeles, për të cilën kujdeset në çdo çast vetë ajo, shkruan lajmi.net.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka ndarë një foto nga momenti i lindjes, në të cilën shihet ajo bashkë me burrin e foshnjën.

“03.28.2016. ? Ella Faria ? Ne ishim të bekuar nga prezenca jote dhe ky vit ishte më i miri, faleminderit që na zgjodhe në te jemi prindërit e tu. Ne të duam shumë vajzë, ti ke sjellë shumë gëzim dhe ke forcuar edhe më shumë dashurinë tonë. ? Urime ditëlindjen Ella Faria , të duan Mami and Babi “ janë fjalët e Eminas në Instagram. /Lajmi.net/