Emina Cunmulaj vjen në Shqipëri, argëtohet në veturë me këngë shqipe

Modelja shqiptare me famë të madhe në botë, Emina Cunmulaj ka ardhur në Shqipëri.

ShowBiz

26/09/2018 11:53

Ajo në Instastory ka ndarë disa imazhe rrugës dhe duke pritur në kolona, mirëpo pavarësisht vështirësive në fytyrën e saj shihej lumturia kur viziton vendet shqipfolëse, shkruan lajmi.net

Në postimet që ka bërë Emina poashtu shihet atmosfera pozitive e krijuar në veturë duke kënduar shqip.

Emina edhe pse jeton larg në SHBA , asnjëherë nuk u ka ikur traditave dhe gjithmonë ka qenë krenare që është shqiptare.

Ajo ka lindur në Michigan(SHBA) dhe ndonëse është me prejardhje nga Mali i Zi, modelja flet rrjedhshëm shqip, gjuhën malazeze dhe atë angleze. /Lajmi.net/