Emina Çunmulaj nderohet nga ministri Blendi Klosi, këto janë fjalët e saj

Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj po qëndron në Shqipëri.

ShowBiz

15/12/2018 09:15

Emina Çunmulaj mbrëmë ishte e pranishme në një event që u organizua në Pallatin Presidencial në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Në këtë event, modelja është nderuar me mirënjohje nga Ministri i Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi.

Përmes rrjeteve sociale, ajo është shprehur e lumtur për nderin që iu bë dhe falënderoi ministrin për mirënjohjen.

“Çfarë nderi të jesh i nderuar nga vendi i bukur i Shqipërisë? Faleminderit Ministrit të Turizmit z. Blendi Klosi dhe Pallatit Presidencial për këtë nder”, ka shkruar Emina. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BrZmXLJHzhN/