Emina Cunmulaj feston përvjetorin e tretë, këto janë fjalët dedikuar bashkëshortit

Tri vite më parë, bukuroshja shqiptare, Emina Çunmulaj, u martua me biznesmenin iraniano-amerikan, Sam Nazarian.

ShowBiz

20/06/2018 19:19

Dhe këto ditë, modelja është duke festuar me bashkëshortin, ndërsa për fansat e saj në rrjetet sociale, i ka rikujtuar disa momente nga martesa, shkruan lajmi net.

Ajo së fundmi përmes një fotografie të martesës ka zgjedhur që t’i thotë disa fjalë të bukura e njëkohësisht prekëse për bashkëshortin.

“Urime përvjetorin, gjithçka e imja, partneri im, terapia ime, dashuria ime, burri im, jastëku për të qajtur, babai i fëmijëve të mi, dhe mbi të gjitha njeriu që ma vodhi zemrën e që do të plakem me të, dashuria ime”, është përshkrimi bashkangjitur fotos.

Ndryshe, para një muaji modelja shqiptare solli në jetë fëmijën e dytë, Mian. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BkQIFrHhDNz/?hl=en?&taken-by=eminacunmulaj