Emina Çunmulaj feston ditëlindjen, kaq vite mbush

Modelja shqiptare e cila jeton dhe vepron në SHBA, Emina Çunmulaj feston sot ditëlindjen.

ShowBiz

12/09/2018 17:38

Me anë të një video të publikuar në Instagram, Çunmulaj bën të ditur se sot ka mbushur 34 vjet, shkruan lajmi net.

“Këto që janë të bekuara janë ato që i kanë realizuar të gjitha gjërat. Sot kam mbushur 34 vjet. Duhet të filloj të ju tregoj se ndihem si 24 vjeçare(në mendjen time) dhe me këtë lë anash teorinë e plakjes pasi gjendem në vendin e ëndrrave, kam dy engjuj të bukur dhe një bashkëshort që më përkrah vazhdimisht që më dhuron gjithnjë dashuri. Jeta është një sfidë e bukur, është ajo që ne bëjmë. Lidhjet që ne krijojmë, dashurinë që ne e ndajmë, të mirat që dhurojmë dhe paqen që gjejmë. E dua këtë për veten time, familjen dhe të gjithë njerëzit. Urime për të gjithë ata që e kanë ditëlindjen”, shkruan ajo.

Çunmulaj është e martuar prej vitesh me Sam Nazarian dhe ka dy vajza. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BnoWyX0ho-3/?hl=en?&taken-by=eminacunmulaj