Emigrantët shqiptarë zbulojnë një mënyrë të re për të hyrë në Angli

Shqiptarët kanë zbuluar rrugë të reja për të hyrë në Angli. Sipas gazetës britanike Daily Maili, ata tentojnë të futen përmes kamionëve të mallrave që hyjnë në Britani, në qytetin port të Cuxhaven, në afërsi të Hamburgut.

Lajme

30/05/2016 12:55

Shqiptarët duket se kanë zbuluar një mënyrë të re për t’u futur në Britani, përmes rrjeteve sociale.

Mediat britanik raportojnë se emigrantët shqiptarë udhëtojnë deri në portin Cuxhaven, mundohen të futen aty dhe më pas fshihen nëpër kamionë që kalojnë drejt Britanisë.

Për të ndaluar fluksin e emigrantëve, policia gjermane ka nisur një operacion për të arrestuar emigrantët e paligjshëm duke përdorur portin e Detit të Veriut për të hapur një rrugë të re hyrje në Mbretërinë e Bashkuar.

Në foto janë dy shqiptarë të cilët janë arrestuar nga policia angleze duke tentuar për të hyrë në Britani përmes kësaj rruge të re.

Bëhet e ditur se edhe disa të tjerë janë kapur sërish disa ditë më vonë duke u përpjekur për të hyrë përsëri në portin Cuxhaven dhe të arrijnë Britaninë. Cuxhaven është porti i vetëm gjerman që lidhet direkt me Anglinë.