Emigrantët shiten në “ankand” (VIDEO) – Lajmi.net
Emigrantët shiten në “ankand” (VIDEO)
Autori: Lajmi.net BotaLajme 23:01, 14 November 2017
Nuk janë makina të përdorura e as ndonjë mobilje nuk janë “mall” por janë dy qenie njerëzore

CNN ka publikuar një xhirim në një lokacion të panjohur në Libi, në të cilin kryhet shitja e dy meshkujve, emigrantë.

Në xhirim dëgjohet se blerësit ofrojnë “800, 900,1.000, 1.100”, ndërsa siç thuhet, ata janë shitur për 1.200 dinarë të Libisë, rreth 800 dollarë.

Njëri nga burrat e shitur është nga Nigeria.

Ai ishte “në ofertë” në grupin e “djemve të fortë të fortë për punë në fermë”. Kjo është konfirmuar nga “drejtuesi i ankandit”, prapa kamerës.

Ekipi i CNN u takua me dy burra që tani ishin në duart e pronarëve. Ata ishin të frikësuar, nuk mund të flisnin.

CNN shkruan se dhjetëra-mijëra njerëz arrijnë kufijtë libianë çdo vit. Ata janë refugjatë që duan një shans në Evropë.

Ndërkohë, autoritetet libiane kanë premtuar se do të nisin hetimet lidhur me ngjarjen. /KlanKosova

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play iStunt 2
  • Play Stealth Sniper
  • Play Bike Rivals