Emigrantët rrezikojnë jetën për të kaluar kufijtë e vendeve të BE-së (Foto)

Emigrantët ilegal në Bashkimit Evropian po rrezikojnë jetën e tyre për të kaluar kufijtë e shteteve të ndryshme të BE-së. Përpjekjet e tyre kanë ndaluar shumë trena dhe kanë vështirësuar trafikun në Francë.

Bota

23/06/2015 23:19

Shërbimet e Eurostar janë pezulluar, pasi protestuesit fituan qasje në terminalin e saj në Francë, duke nxitur kështu grevë nga punëtorët francezë të trageteve.

Në Eurotunnel thonë se vendimi që përkohësisht të ndalin kalimin në Britani ishte bërë për “arsye sigurie”, pasi punëtorët francezë të portit kanë hyrë në të.

Shumë trena që kishin mbetur brenda tunelit ishin detyruar që të kthehen në stacionet e tyre nga ku janë nisur, siç ishin Londra, Parisi dhe Brukseli, thonë në Eurostar, raporton Mirror.

Ndërkohë, mijëra emigrantë janë duke përfituar nga veprimi i punëtorëve francezë në tragete, duke u munduar të kalojnë kufirin me Britani përmes kamionëve, transmeton lajmi.net.

Por shoferët e kamionëve shpesh detyrohen të ulin shpejtësinë por në disa raste edhe të ndalen krejt, pasi imigrantët ilegal mundohen të hipin nëpër kamionët e tyre me të vetmin qëllim që të kalojnë kufirin.

t5 t4 t3 1