Emigrantët përgjaken për ushqim në kampin e Greqisë (Foto)

Në kampin e refugjatëve në Greqi, situata është dramatike për emigrantët.

Bota

08/03/2016 19:48

Disa prej tyre janë përleshur me sende të forta për të marrë ushqim. Dhuna është e pranishme në vijimësi.

Në fotot e publikuara nga mediat britanike tregohet një emigrant i larë me gjak pas zënkës me një tjetër për ushqimin, transmeton OraNews.

Në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë jetojnë rreth 14 mijë emigrantë, ndërsa kampi ka kapacitet vetëm për 1300 të tillë. Maqedonia ka mbyllur kufirin e saj, duke bllokuar kalimin.

greqi-3 greqi-4 (1) greqi-5 greqi-6 greqi-7 greqi-4