Emetohet pulla postare me portretin e Skënderbeut në Maqedoni – Lajmi.net
Emetohet pulla postare me portretin e Skënderbeut në Maqedoni
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 11:35, 12 January 2018
Posta e Maqedonisë ka emetuar pullën me portretin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në 550 vjetorin e vdekjes.

Ambasadori shqiptar në Maqedoni, Fatos Reka, ka bërë të ditur këtë lajm përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

“Posta e Maqedonisë ka emetuar pullën postare për të nderuar 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, shkruan Reka.

Heroi ynë kombëtar, që bën krenar çdo shqiptar, u bë pjesë e historisë si një nga gjeneralët dhe strategët më të mëdhenj të kohës.

Ndonëse kishte me vete një ushtri të vogël, ai mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborret e ushtrisë osmane, më të organizuarat e kohës, si një burrë i madh shteti, që udhëhoqi luftën kundër pushtuesit osman. Skënderbeu shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të vendit dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare./VOAL

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO